Pa Gjurme- Lau borxhin me mblesëri, nuses i marrin fëmijën dhe e kthejnë në Shqipëri

  • 5 years ago
Pjesa e pare e Emisionit Pa Gjurme dt 5 Qershor Të dy me origjinë nga Kosova, Shkëndije Berisha u martua me Gëzim Berishën, që jetonte në Gjermani. Ishte një martesë pa celebrim, një prerje fjale, mes palësh, pasi Gëzimi nuk erdhi kurrë në Shqipëri për ta parë nusen e ardhshme. Me Gëzimin u njoh nga një foto.
Xhaxhai i Gëzimit Ramadan Berisha molla e sherrit në këtë mblesëri i kishte para borxh të vëllait dhe kundrejt këtij borxhi do ti gjente nuse nipit të tij, Gëzimit. Kjo është zanafilla e kësaj martese të çuditshme. 60 mijë marka borxh u shlyen me Shkëndijen e propozuar për nusen e Gëzimit.
Ramadani vjen në familje me foton e Gëzimit dhe kërkon dorën e Shkëndijes për nipin. Familja e saj nuk kishte dijeni për borxhin që kishte vëllait ndaj vëllait, dhe se kjo mblesëri po bëhej për këtë arsye.
Dasma bëhet, por dhëndrri nuk erdhi, ndërsa fjala ishte prerë. Shkëndija bëhet nuse pa dhëndërr. Familja e Gëzimit nuk erdhi për ta marrë, i preu në besë, ndaj Shkëndija për shkak të mentalitetit, ndërsa të gjithë mësuan se u martua, qëndroi për pak kohë në shtëpinë e vajzës së xhaxhait të saj. Në këtë kohë shfaqer sërish Ramadani, xhaxhai i Gëzimit për ta marrë dhe për ta cuar në Gjermani.
Shkëndija mbërrin atje. Borxhi u shlye dhe vajza qëndroi për pak kohë në familjen kosovare të dhëndërrit ku nuk mundi të mësojë asgjë për paktin e bërë, ata flisnin në gjuhën serbe.
Shkëndija mbetet shtatzanë. Një muaj para lindjes vjen xhaxhai, Ramadani, shkesi i ciftit, i cili jetonte ne Itali. Ai merr përsipër ta dërgojë Shkëndijen në Bari të Italisë, që të bënte lindje me dokumenta falce. Me dokumentat e nuses së djalit të tij, Ganiut do të lindte fëmijën Shkëndija. Bashkëshortja e këtij të fundit nuk lindte dot fëmijë. Ndaj plani ishte të merrnin me cdo kusht fëmijën e Shkëndijes.
Ukshin Berisha, u lind atje ndërsa nëna nuk mësoi kurrë se me cilën atësi u regjistrua i sapolinduri.
E mbajtën katër muaj, pas lindjes. Shkëndija kthehet në Shqipëri për të takuar prindërit dhe për të qëndruar afro dy javë. Djalin e mbajtën cifti tjetër, djali i Ramadan Berishës. Me justifikimin se nëna ishte pa dokumenta dhe nuk mund te kthehej më me djalin.
Shkëndija mbeti në Shqipëri dhe kurrë nuk e pa më djalin që lindi. Ajo u njoh me një tjetër djalë dhe sot jetojnë në Angli. Ajo po rrit tre fëmijët që lindi pas kësaj historie, sot ajo ka dy djem dhe një vajzë, por pengu i jetës mbetet Ukshini, djalin të cilin e kërkon sot tezja e tij.
Familja e konsideroi të humbur afro 10 vite Shkëndijen, duke e mohuar atë, derisa motra Lindita, që vendos të rrëfejë këtë histori rilidhi kontaktet.
Sot Lindita ka afro një vit që ka humbur kontaktet me Shkëndije. Në emër të saj dhe gjithë vuajteve që iu shkaktuan të motrës është në kërkim të Ukshinit.
Vjen në këtë studio për të gjetur nipin?dhe për ti treguar të vërtetën e jetës?
Pasi ai është rritur me frymën e braktisjes nga e ëma.

Recommended