Burg babait të akuzuar për abuzim me vajzën, prindërit: Është sajesë e nuses dhe e familjes së saj

  • 7 years ago
Gjykata e Shkallë së Parë në Korçës vendosi të lërë në masën e sigurisë burg pa afat, Edison Shulin i denoncuar nga bashkëshortja se kishte kryer veprime të turpshme me të bijën 5 - vjeçare. Por prindërit e 35 - vjeçarit të arrestuar nuk besojnë se djali i tyre të ketë kryer veprimet për të cilat akuzohet.

Ata hedhin dyshime për një prapaskenë mes babait të nuses dhe vetë asaj. Prindërit e të akuzuarit thonë se kërkojnë vetëm të vërtetën.

Edison Shuli, 36 - vjeç, banues në fshatin Leminot të Maliqit u arrestua të mërkurën nga policia, me akuzën e abuzimit dhe të kryerjes së veprimeve të turpshme ndaj së bijës. Bashkëshortja e Shulit denoncoi në polici për veprimet e tij, por edhe për ushtrim dhune.

Tv Klan

Recommended