Rama në Tufinë: S’kam shtëpi si në Greqinë e lashtë me statuja , kam vetëm një copë mur dhe oborr

  • 4 years ago
Kryeministri i vendit Edi Rama, së bashku me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, shkuan për të vizituar një familje në zonën e Farkës, të cilëve banesa iu dëmtua ndjeshëm nga tërmeti i 26 nëntorit.


Bashkëbisedimi me pjesëtarët e familjes u shoqërua me shumë batuta. Ai që i bëri përshtypje Ramës, ishte plaku i shtëpisë Seferi, person që kryeministri e etiketoi si ?fenomen kulture?. Plaku nuk nguroi dhe i bëri një pyetje kryeministrit në lidhje me shtëpinë e tij në Surrel, duke shtuar se ka dëgjuar se është në formën e një bunkeri.

?Me të dëgjuar e kam, më kanë thënë që shtëpinë në Surrel e ke në formën e bunkerit?, tha plaku.

Por i menjëhershëm ishte dhe përgjigja e kreut të qeverisë, i cili u shpreh se shtëpia e tij nuk është me kolona si në Greqinë e lashtë, as me statuja elefantësh apo luanësh po është një shtëpi e thjeshtë me një copë mur dhe oborr.

?E di pse i thonë bunker këta (i referohet opozitës), sepse këto e duan me kolona si në Greqinë e Lashtë të shoqëruar me statuja elefantësh dhe luanësh. Unë thjesht kam bërë një mur atje kam dhe një oborr brenda dhe asgjë më shumë?.

Biseda e midis tyre vazhdoi gjatë, në një moment Seferi u shpreh se kishte përshtypjen se kryeministri ishte hijerëndë dhe nuk e besonte kurrë, që do të vinte ta vizitonte në shtëpinë e tij. Por përgjigja e Ramës ishte epike.

?Më kanë parë tek kutia e sherrit (i referohet televizorit) dhe thonë hijerëndë e gogol, nuk jam aq i keq sa jam në tv por s?jam aq i mirë sa nuk jam këtu. Ta merrte mendja që do të më shije mua lakuriq ja më pe, do të vi ndonjë ditë të rrimë të bëjmë muhabet bashkë, se ti qenke i madh?, u shpreh kreu i qeverisë

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#EdiRama#EarthquakeAlbania#TopChannel

Recommended