Ora News - Shqipëria do të kryesojë një mision ushtarak në Irak

  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Shqipëria pritet të jetë kryesuese e një misioni ushtarak në Irak në vitin 2020. Propozimi u miratua nga ministrat e Mbrojtjes të vendeve të A5, të cilët ishin në Tiranë në mbyllje të kryesimit nga Shqipëria të iniciativës SHBA- Karta e Adriatikut për vitin 2019.

Në konferencën për shtyp me Zëvendës Asistenten e Sekretarit të Mbrojtjes së SHBA?së, Znj. Laura Cooper, ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka tha se diskutimet me homologët e rajonit u përqëndruan në sfidat e sigurisë në kuadër të bashkëpunimit në NATO.

Xhaçka: Sigurisht, që diskutimet tona u fokusuan edhe në situatën aktuale të sigurisë që po kalon rajoni ynë, sfidat e sigurisë me të cilat përballemi të gjithë, por edhe mënyrën sesi të gjithë ne mund të intensifikojmë kontributin tonë për sigurinë kolektive të NATO-s duke marrë pjesë në misionet dhe operacionet e Aleancës.

Ndërkohë zyrtarja e SHBA tha se vendet e rajonit të Ballkanit kanë kapacitetet e duhura për të kontribuar në sigurinë globale përmes edhe angazhimeve konkrete në operacione ushtarake.

Cooper: Kemi fokusuar diskutimet tona bazuar në atë përvojë se ku këto 5 vende mund të promovojnë sigurinë nëpërmjet bashkëpunimit rajonal duke forcuar kapacitetet dhe me anë të dhënies së kontributit të përbashkët në operacione ndërkombëtare.

Ministrat e Kartës së Adriatikut A5 kanë nënshkruar edhe një deklaratë zyrtare në përfundimit të ministerialit të mbrojtjes duke marrë një sërë angazhimesh të përbashkëta me në fokus sigurinë.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/shqiperia-do-te-kryesoje-nje-mision-ushtarak-ne-irak

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended