Dy javë pas tërmetit, banorë të pallateve në Laç e Krujë kërkojnë strehë për të futur kokën
  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Gati dy javë nga tërmeti i nëntorit për këtë pallat në Laç nuk ka ende një vlerësim nga ekspertët.

Banorët thonë se specialistët kanë qenë në qytet, por pallatin e tyre e kanë anashkaluar.

Shtëpitë i kanë braktisur për shkak të dëmeve të mëdha që kanë pësuar, ndaj kërkojnë një zgjidhje sa më të shpejtë nga autoritetet.

"Nuk dua as vaj, as makarona, as sheqer, as lecka, asgjë. Dua një shtëpi që të kem familjen e bashkuar."

Në Krujë 29 familje që prej 26 nëntorit gjenden mes katër rrugëve.

Pallati ku kanë banuar tashmë mban kryqin e kuq të vendosur nga ekspertët.

Shqetësimet për dëmet e shkaktuara në banesa, që disa prej tyre i kanë blerë me kredi, ia kanë paraqitur edhe ndërtuesit, por ky i fundit refuzon të marrë përgjegjësi.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/dy-jave-pas-termetit-banore-te-pallateve-ne-lac-e-kruje-kerkojne-strehe-te-futur-koken

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended