Rama: Te nise blerja e apartamenteve, te negociohet per cmimin
  • 4 years ago
Ka përfunduar para pak çastesh mbledhja e radhës e jashtëzakonshme e qeverisë. Kryeministri Rama ka propozuar që të shihet mundësi dhe për blerjen e apartamenteve stok me çmim të ulët.
Gjithashtu ai kërkoi nisjen sa më shpejt të projektit për ndërtimin e lagjeve të reja. Për këtë kryeministri la porosi që të verifikohen të gjitha tokat, ku do të ndërtohet.
Kryeministri tha se në terren janë aktualisht 103 grupe inspektimi. 105 objekte janë konsideruar të rrezikshme, të cilat priten të shemben.
Recommended