Ski në Malin e Dajtit - (7 Shkurt 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Programi i Institutit të Fiskulturës, i ka gjetur studentët e kursit të parë që prej jë jave në Malin e Dajtit. Në ambjentin e njohur të ish-Kampit të Pionerëve, këtu këta studentë zhvillojnë programin e tyre mësimor. 100 studentët e kursit të parë të Institutit të Fiskulturës kanë një program mësimor të caktuar gjatë gjithë vitit si mësimin e notit, skive dhe alpinizmit. Si një mënyrë mësimi midis tyre zhvillohet edhe kjo javë praktike mësimore. 10 instruktorë të këtij instituti, ju mësojnë studentëve gjithçka mbi skinë. Kjo traditë ka lindur që në vitin 1980 dhe prej 2 vjetësh vazhdon të aplikohet me dëshirë nga studentët. Studentet shprehen te kenaqur nga ky program mesimor. Por argëtimi me ski mbetet një sport mjaft i dashur edhe për qytetarë të tjerë. Kështu sezoni i dimrit megjithëse e i ftohtë ka plot mundësi argëtimi, gjë që i bën mirë jo vetëm shëndetit por edhe largimit nga streset e ditës./tvklan.al