U hap tuneli 10 metra, ne 360 gradë tregohet si u shpëtua Klajdi Qato 21 orë nën rrënoja

  • 4 years ago
#rtvora #oranews
Ish drejtori i Emergjencave Shemsi Prenci tregon si u shpëtua Klajdi Qato pas 21 orësh nën rrënojat e hotel ?Palma?

I ftuar në emisionin ?360 gradë? Prenci tregoi se ishte hapur një tunel për të shpëtuar. Detaji tjetër ishte se prindërit e Qatos ishin të dy inxhinierë dhe që kishin lejuar ndërtimin e disa kateve shtesë mbi katet ekzistuese. Ai thotë se rrënojat e hotel Palma duhet të kthehen në muze.

Shemsi Prençi: Unë prej shtatë ditësh jam në terren gjithë paradites me një grup vullnetarësh që bashkëpunojnë me protecionet civile italiane që qendra vullnetare shqiptare. Duke e ndjerë si qytetar dhe si ish drejtues i sektorit dhe kemi shkuar tek vila "Palma", atje ku kemi asistuar edhe për nxjerrjen djalit të asaj shtëpie, Klajdi Qato. Në të cilën atë ditë janë përdorur krikë makinash sepse nuk kishte mjete të tjera dhe është hapur një tunel 7-10 metra për ta nxjerrë. Është nxjerrë pas 21 orësh. A duhet ta dimë ne se të dy bashkëshortët e kësaj prone janë inxhinierë ndërtimi? Duhet ta dijë publiku.A duhet ta dimë se këto dy bashkëshortë kanë lejuar që mbi ndërtimin katër katësh janë shtuar dhe katër të tjera. Sot aty unë kam këmbëngulur dhe kam kërkuar të mos prishet ai, të ngelet ajo gërmadha. Ta kthejmë në muze. Ta kthejmë në memorie historike. Ta kthejmë në një monument edukimi sepse në kështu po largohemi nga realiteti që e kemi përçmuar.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/u-hap-tuneli-10-metra-ne-360-grade-tregohet-si-u-shpetua-klajdi-qato-21-ore-nen-rrenoja

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended