Donacioni i Rita Orës/ Nis rindërtimi i shtëpisë në Pinar
  • 4 years ago
Shuma e dhuruar nga këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora për rindërtimin e një shtëpie të shkatërruar nga tërmeti i 26 nëntorit, ka filluar të jetësohet në fshatin Pinar. Përfitues të rindërtimit të shtëpisë së kthyer në gërmadhë nga tërmeti, është familja Sala në fshatin Pinar.

Kryetari i bashkisë së Tiranës që i dha lajmin e mirë familjes me 6 anëtarë, bëri të ditur se shtëpia do të rindërtohet dhe do jetë gati për vitin e ri.

?Rita më tha se ndoshta nuk i ndihmoj dot të gjithë, por një shtëpi do ta bëj. Je e sigurt? ? i thashë? Po, ? tha ? patjetër, do ta bëjmë një shtëpi sepse duke dhënë shembullin personal frymëzon edhe të tjerët, që secili të ndërtojë një shtëpi. E kemi një shtëpi, ? i thashë, ? në fshatin Pinar, e cila realisht është një shtëpi e këputur. Ajo e pa dhe në darkë më tha: Atë shtëpi do bëj! Ndaj, kemi kontraktuar firmën dhe do fillojmë që sot me prishjen. Rita kishte merak se donte që shtëpia të bëhej gati për Vitin e Ri, ndaj që të bëhet gati më kohë, duhet ta prishim që sot këtë të vjetrën, çfarë ka ngelur prej saj, dhe të nisim punën për shtëpinë e re?- tha Veliaj.

Veliaj i bëri thirrje komunitetit të biznesit dhe personazheve të njohur të jetës publike të cilët kanë mundësi financiare, që të ndihmojnë në kapërcimin e kësaj situate në kohë rekord.

?Ne themi: ?Shteti, Shteti?, por shteti nuk i bën dot të gjitha. E tha edhe kryeministri, do bëjmë maksimumin, por të gjithë duhet të japim një dorë, edhe bizneset, edhe këngëtarët, edhe njerëzit që i kanë mundësitë. M?u bë zemra mal, kur Rita më tha se do e marr unë këtë shtëpinë?-vijoi Veliaj.

E zonja e shtëpisë falenderoi kryebashkiakun Veliaj dhe këngëtaren Rita Ora, e cila u sensibilizua dhe vendosi që të sponsorizojë rindërtimin e shtëpisë së shkatërruar nga tërmeti.




Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
Recommended