Ushqime dhe veshmbathje- Grupe vullnetarësh në Lushnje, grumbullohen ndihma
  • 4 years ago
Vendet:

Peshkopi
Në sheshin para pallatit të kulturës.

Berat
Në sheshin e qytetit

Gjirokastër
Këshilli i bashkisë ka miratuar një fond prej 500 mijë lekësh të reja nga fondi i emergjencave për situatën në Durrës ndërsa qytetarë dhe biznese po grumbullojnë ndihma dhe para në ambjentet e Pallatit të Sportit.

Lushnje
Qytetarë dhe biznese të shumta janë solidarizuar duke mbledhur ndihma në ushqime dhe veshmbathje pranë qendrës kulturore Vaçe Zela, ku janë ngritur grupe vullnetarësh ku po bëjnë grumbullimin e ndihmave.

Korçë

Në Korçë janë 3 pika: Tek Katedralja, tek Bashkia dhe tek Universiteti

Shkodër:
Bashkia e Shkodrës, ndjek në vazhdimësi, me dhimbje e shqetësim situatën e jashtëzakonshme të krijuar nga tërmeti në Thumanë dhe Durrës.

Prej më shumë se 24 orëve, MZSH Shkodër bashkë me Ushtrinë Shqiptare dhe organizmat e tjera vendase e të huaja që kanë ardhur për të ndihmuar, është pjesë e grupeve të kërkim- shpëtimit, në një betejë kundër kohës për të shpëtuar jetë njerëzore.
Bashkia e Shkodrës vë në dispozicion të familjeve të prekura nga pasojat e tërmetit, të gjitha kapacitetet e veta akomoduese në konviktet në administrim. Nga dita e djeshme, janë në gatishmëri 250 shtretër ndërsa marrim përsipër trajtimin ushqimor, mbështetjen psiko-sociale, shërbimin shëndetësor dhe asistencë nga stafet tona.Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
Recommended