Gatishmëri nga shumë shtete/ Merkel vë në lëvizje emergjencat gjermane

  • 4 years ago
Një tërmet i fuqishëm prej 6.4 ballë goditi Shqipërinë mëngjesin e kësaj të marte, duke shkaktuar disa viktima dhe qindra të plagosur.

Situata e rëndë e krijuar nga tërmeti, ka angazhuar jo vetëm autoritetet shqiptare, por edhe shumë kryetarë shtetesh kanë shkrehur gatishmërinë e madje kanë nisur ndihma dhe ekipe emergjencash për operacionin e kërkim-shpëtimit.

Kryeministri Rama ka marrë mbështetje nga kancerlarja e Gjermanisë, Angela Merkel, e cila ka aktivizuar emergjente gjermane. Kryeministri italian Giuseppe Conte, ai grek Kyriakos Mitsotakis, presidenti Macron dhe Erdogan, Vuçiç, kryeministri i Greqisë, i Bullgarisë, e shumë të tjerë kanë nisur ekipet e tyre të emergjencës drejt Shqipërisë.

Nuk kishte si të mungonte ndihma e Kosovës, kur që në orët e para të mëngjesit, u nisën dhe kanë mbërritur në vendet e prekura nga tërmeti forca të FSK, që po ndihmojnë në operacionin e kërkim-shpëtimit.

"Të gjithë miqtë e Shqipërisë po aktivizohen me shpejtësi Kryeministri Conte e kryeministri Mitzotakis nisën avionët me skuadrat speciale. Presidenti Macron e Presidenti Erdogan më shprehën gatishmërinë për çdo nevojë. Ambasadat e BE/SHBA kanë njoftuar qysh herët gatishmërinë"- njoftoi Rama.

Recommended