Bienalja e pare e karikatures. 300 punime nga 50 shtete ne nderim te Niko Nikolles - Vizion Plus

  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
300 punime nga 50 vende anembanë botës sjellin për të parën herë në Shqipëri bienalen e karikaturës. Ky prezantim arti bëhet në nder të karikaturistit Niko Nikolla.Bienalja pikënisjen e ka në Pogradec ndërsa synon që 120 më të mirat të prezantohen në ekspozita në shumë qytete në shqipëri.Për artistin Bujar Kapexhiu, një aktivitet i tillë, i pari i këtij formati në Shqipëri, do të thotë shumë për artin.Familjarë të karikaturistit Niko Nikolla, vlerësojnë bienalen në nder të artistit të njohur. 120 punimet e përzgjedhura do të printohen në përmasa më të mëdha dhe do të shërbejnë për ekspozitën. Ndalesa e parë pas Pogradecit do të jetë Korca. Aktiviteti final do të mbahet në 18-20 shtator dy ditë në të cilat do të flitet edhe për kinemanë dhe humorin.

Recommended