Zbulimi i madh në Egjipt, arkeologët gjejnë kafshë të mumifikuara

  • 4 years ago
Egjipti ka prezantuar zbulimin e paprecedentë të dhjetëra kafshëve të shenjta të mumifikuara mes të cilëve mace, krokodilë dhe dy këlyshë luani, të gjetur gjatë gërmimeve në varrin e një prifti mbretëror.


Khaled El-Enany, ministri egjiptian i antikiteteve tha se zbulimi datonte nga shekulli i shtatë para Krishtit dhe i vetëm, mund të mbushë një muze të tërë.

Po ashtu janë zbuluar 25 kuti të drunjta të dekoruara me hieroglife, të mbushura me mace të mumifikuara dhe 75 kuti në të cilat ndodheshin statuja macesh të drunjta dhe bronzi. Mostafa Waziri, sekretar i përgjithshëm i gjykatës supreme të Egjiptit, tha se zbulimi më mbresëlënës ishin pesë mace të mëdha të mumifikuara. Një skanim i kryer mbi dy prej tyre tregoi se ishin këlyshë luani. Ai tha më tej se do të bëheshin studime më të thelluara për akoma më shumë detaje.

Ndërsa macet e mumifikuara, që mbaheshin si kafshë shtëpiake dhe adhuroheshin në Egjiptin e lashtë, nuk janë të pazakonta, mumiet e luanëve, janë të rralla. Një arkeolog francez kish gjetur më parë një luan mashkull të mumifikuar në afërsi të të njëjtit vend, duke zbuluar statusin e tyre të shenjtë në Egjiptin antik. Pjesë e këtij zbulimi të fundit ishin edhe tre statuja krokodilësh me mbetjet e krokodilëve të vegjël të mumifikuar brenda tyre.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH

Recommended