Ora News - Do ngrihet dhe njësia që heton korrupsionin në qeveri

  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Kryeministri Edi Rama prezantoi dhe krijimin e njësisë special antikorrupsion e cila do të hetojë korrupsionin qeveritar.

Në prezantimin e paketës Anti KÇK, Rama zbuloi detaje të kësaj njësie e cila do të bashkëpunojë edhe me inspektorët e thesarit amerikan dhe të Guardia di Financa.

Por për këtë njësi detajet do jenë në ditët në vijim.

Edi Rama: "Paralelisht me njësinë anti-KCK, do të ngremë dhe njësi specialë kundra korrupsionit, njësi e përqendruar të gjithë sistemin qeverisës. Askush nga ne këtu, aq më pak Partia Socialiste nuk mund të mbajë në kurriz asnjë person që e përdor mandatin apo që e përdor zyrën për përfitime të cilat ai mund të fitojë, por humbet e gjithë familja jonë politike.

Njësia speciale e kundra korrupsionit do të jetë një njësi në formën e Task Forcës, Forca e Ligjit, me një përbërje nga të gjitha institucionet që janë të detyruara të luftojnë në këtë front por që nuk janë të koordinuara me njëra-tjetrën tash 30 vite.

Kjo njësi do të jetë njësoj si OFL, ku bashkëpunimi në terren me partnerët është pjesë. Inspektorët e Guarda di Financës dhe Inspektorët e thesarit amerikan do të jenë pjesë e kësaj njësie qoftë për korrupsionin shtetëror qoftë për korrupsionin në sektorin privat."

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/do-ngrihet-dhe-njesia-qe-heton-korrupsionin-ne-qeveri-do-kete-eksperte-te-thesarit-amerikan

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended