Ora News - Rama prezanton nesër paketën kundër KÇK-së: Do shkatërrojmë foletë e krimit
  • 4 years ago
#rtvora #oranews #KÇK

Teka paralajmëroi prezantimin e paketës anti-KÇK ditën e hënë, kryeministri Edi Rama nuk ka lënë pa përmendur dhe mbështetjen e SHBA në hartimin e kësaj pakete. Përmes një postimi në facebook, Rama shkkruan se ndërkombëtarët po sulmohen nga ata që tremben nga reforma në drejtësi. Për këto deklarata reagoi zëdhënësi i presidencës Tedi Blushi, i cili u shpreh se partneri strategjik i Ramës është Kolumbia dhe Xibraka.

Ashtu siç kishte paralajmëruar, kryeministri Edi Rama ka njoftuar se të hënën do të prezantohet paketa speciale anti-KÇK, për të cilën shprehet se është një mekanizëm i ri kundër krimit e korrupsionit.

Përmes një postimi në facebook, Rama shkruan se hartimi i kësaj pakete nuk do të ishte i mundur pa mbështetjen e ndërkombëtarëve, që sipas tij po sulmohen nga ata që kanë frikë reformën në drejtësi.

Edi Rama: Sot kur partnerët strategjikë të Shqipërisë e ambasadat e tyre janë vënë në shënjestrën e politikës mjerane të të çmendurve nga frika e drejtësisë,Paketa Speciale AntiKÇK do të provojë përsëri se sa të paçmueshëm janë këta partnerë në luftën e Shqipërisë për progres e drejtësi. Pa mbështetjen e SHBA/BE e ndihmën e përfaqësuesve të tyre në Shqipëri,s?do kishte nisur kurrë pastrimi i llumit të madh të (pa)drejtësisë e s?do ishte hapur dot kurrë perspektiva e barazisë së vërtetë para ligjit! Edhe Paketa Speciale Anti-KÇK s?do bëhej dot pa ndihmën e tyre.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/rama-prezanton-neser-paketen-kunder-kck-se-do-shkaterrojme-folete-e-krimit

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended