Wake Up/ Arta Çika, shqiptarja që synon 100 gratë më të suksesshme në Britani

  • 5 years ago
Arta Cika është nominuar si një ndër 200 gratë më të mira në Britani në fushën e teknologjisë. Nga kjo listë do të shpallen 100 fitues në muajin dhjetor(#Techëoman100), pasi do të votohen nga një juri e përzgjedhur si edhe nga publiku i gjerë. Në këtë listë janë edhe tre vajza të tjera shqiptare, duke treguar kështu pse jo edhe për talentin që ne si popull kemi në këtë fushë. Përveç Artës, shqiptaret e tjera të suksesshme janë Eneida Morina, Ardita Shkurti dhe Gjeta Gjyshinca. Arta është kandidate për Ph.D. në Departamentin e Shkencave Inxhinierike, në Universitetin e Oksfordit. Hulumtimi i saj përqendrohet në modelimin dhe analizimin e rrjeteve "ad hoc". Ajo është diplomuar në M.Sc (magna cum laude) për Komunikim dhe Inxhinieri Kompjuterike nga Politekniku i Torinos dhe Telecom ParisTech në 2015. Para fillimit të punë së doktoratës, ajo ka punuar për një start-up telekomunikacioni në Francë. Arta është fituesja e Bursave IRCN dhënë nga Universiteti i Tokios. Në vitin 2019, ajo u zgjodh për të marrë pjesë në Shkollën Verore të Kompleksit të Sistemeve (CSSS) në Institutin "Santa Fe", SHBA. Përveç arritjeve të saj akademike, Arta është thellësisht e përfshirë në promovimin e vajzave dhe grave. Ajo është anëtare e komitetit të Grave në Shoqërinë Inxhinierike në Universitetin e Oksfordit dhe pjesë e Programit RisingWISE (Gratë në Shkencë dhe Inxhinieri).

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp #TopChannel