Wake Up/ Drama "Histori antike", thyen tabutë e marrëdhënies në çift. Publiku në sallë +18

  • 5 years ago
"Histori antike" është shfaqja më e fundit e "Teatrit Kombëtar Eksperimental Kujtim Spahivogli" e cila sapo ka përfunduar premierën e saj në "ArTurbina". Ndërkohë ajo do të vijojë të shfaqet edhe javën e ardhshme për të gjithë ata që nuk mundën ta ndiqnin në 19 dhe 20 nëntor. Ledion Zoi dhe Ilirda Bejleri janë dy aktorët që interpretojnë në këtë shfaqje. Interpretimi i tyre në rolet e Ruth dhe Jack na sjell një jetë reale të çifteve në jetën e përditshme duke na bërë që të gjejmë sadopak veten në këtë marrëdhënie. "Anchient history" është një vepër e shkruar nga dramaturgu amerikan David Ives e shkruar rreth vitit 1992 dhe është përkthyer në shqip nga Erjona Saliasi. Në të trajtohet historia e një çifti që bashkëjetojnë prej gjashtë muajsh. Jack, rreth 40 vjeç,mësues matematike, i divorcuar, me prejardhje gjermane dhe Ruth, një 35 vjeçare hebre e cila ka pasur një jetë aventurë duke kaluar sa në një histori në një tjetër. Ngjarja zhvillohet në ditën e 35 vjetorit të Ruth ku çifti përgatitet për një party ku do të mblidhet e gjithë shoqëria e saj. Dy personazhet kanë një marrëdhënie sa të lumtur aq edhe të tensionuar, me situata që ju ndodhin të gjithëve. Ajo beson në punën e palodhur, synon suksesin dhe kërkon dëshpërimisht të martohet. Nga ana tjetër partneri i saj është dembel dhe nuk ka qëllime, madje e urren edhe idenë e martesës.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp #TopChannel