Report TV -Suzana Varvarica: Shoshi, Bërdo e Cene, tre piktorët shqiptarë të post-avangardës lindore

  • 5 years ago
Ata janë tre piktorë : Albana Shoshi, Brikena Bërdo e Adrian Cene. Nëse ka ardhur koha që ata të përfaqësojnë një rrymë të caktuar në majat e artit shqiptar, e të vënë një gur tjetër themeli në historinë e tij, ata e kanë bërë.

Në pjekurinë e karrierës së tyre, të tre artistët kanë krijuar një identitet të spikatur qartë. Për profilin e tyre do të flas në një intervistë ekskluzivisht për Report TV studiuesja, kritikja dhe kuratorja e artit Suzana Varvarica Kuka.
Suzana Varvarica nuk është mjaftuar me punën e saj të madhe, ku i ka dhuruar historisë së artit shqiptar dhjetëra studime e monografi.Ajo ka bërë atë që duhet ta kishin bërë institucionet si Ministria e Kulturës apo Galeria Kombëtare e Arteve, duke nisur me veprat studimore për piktorët e traditës, mjeshtërit e harruar e më gjerë.
Më e fundit punë studimore e Varvaricës është monografia e Simon Rrotës, promovuar pak ditë më parë në Muzeun Kombëtar në Tiranë....

Suzana Varvarica duket se nuk do të ndalet. Materialin e studimit të radhës ka nisur ta vjelë e përpunoj në një mënyrë të veçantë, duke e fokusuar në kuadrin e një ekspozite që u çel pak kohë më parë në Galerinë e Ministrisë së Kulturës në Prishtinë. Dhe këtë ajo vendosi ta titullojë ?Post-Avangarda Lindore?.

Në 18 pikturat e ekspozuara reflektohej një psikologji e një brezi artistësh që jetuan mes epokës së komunizmit dhe asaj të demokracisë. Sipas kuratores Suzana Varvarica-Kuka, ideja e titullit ngacmues të ekspozitës ishte edhe të provokonte njëfarë vramendjeje sesi arti i vendeve të ish-bllokut komunist u kundërqëndron sfidave estetike të artit perëndimor.

Po a ka artistë të avangardës në Shqipëri, e nëse ka pse Suzana Varvarica Kuka, pikërisht këta tre piktorë; Albana Shoshin, Brikena Bërdon e Adrian Çenen i cilëson Post-avangarda Lindore.
Studiuesja e artit rrëfen për kërkimin e formave estetike të tre artistëve që kanë çelur një derë në historiografinë e arteve pamore shqiptare.