e-Albania, 33 shërbime tashmë mund të aksesohen pranë sporteleve të Postës Shqiptare

  • 5 years ago
Posta Shqiptare dhe Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, nënshkruan sot marrëveshjen e bashkëpunimit për ofrimin e 33 shërbimeve të portalit e-Albania, në zyrat postare.

Duke filluar nga data 28 Janar 2019, qytetarët shqiptarë mund të marrin pranë sporteleve të Postës Shqiptare, shërbimet që ofrohen nga portali e-Albania, nga të cilat 23 shërbime janë për individët dhe 10 shërbime janë për bizneset.

Recommended