Report TV-Vendimi/ Pse Xhaferllari e ka humbur statusin e gjyqtares, Kolegji i Apelimit merr dosjen
  • 4 years ago
TIRANE - Kolegji i Posaçëm i Apelimit, organi fundor i Vetingut, ka vendosur të shqyrtojë në dhomë këshillimi, në datën 27 nëntor, dosjen e Marsida Xhaferllarit, e përzgjedhur nga Presidenti Ilir Meta për anëtare të Gjykatës Kushtetuese, përmes një dekreti të shumëdiskutuar dhe të kontestuar. Xhaferllari i kërkon Kolegjit që të shpallë vendimin përfundimtar për kalimin nga ana e saj me sukses të procesit të Vetingut. Ndërkaq, trupi gjykues pranë Kolegjit, kryesuar nga Ardian Hajdari, Ina Rama relatore dhe anëtarë Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo, do të shqyrtojnë dosjen e Xhaferllarit në 27 nëntor. Trupa gjykuese do të vendosë për shqyrtimin e kërkesës në seancë ose për rrëzimin e saj që në dhomën e këshillimit. Po çfarë ndodh me fatin e Xhaferllarit nëse KPA rrëzon kërkesën e saj? Një vendim i tillë i mundshëm shkarkon automatikisht Xhaferllarin si anëtare e Kushtetues, pasi ligji për Gjykatën e Kushtetuese parashikon si kusht kalimin e Vetingut nga anëtari i kësaj gjykate. Vendimi i Kolegji është i formës së prerë dhe vepron menjëherë mbi Xhaferllarin.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, organi bazë i Vetingut, në 11 mars të këtij viti, vendosi me shumicë votash që të mos marrë një vendim sa i takon verifikimit të Xhaferllarit për ligjshmërinë e pasurive, pastrinë e figurës dhe aftësitë profesionale, me argumentin se nuk e gëzon statusin e gjyqtares dhe se nuk është subjekt i ligjit të Vetingut. Këtë vendim subjekti e ka kundërshtuar në Kolegj. Po pse e ka humbur statusin e gjyqtares Marsida Xhaferllari sipas Komisionit të Vetingut? Sipas vendimit të KPK, Xhaferllari ka shërbyer si gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Fier nga viti 1999 deri në dhjetor 2007, në dhjetor të vitit 2007, ka filluar të punojë si këshilltare në kabinetin e Ministrit të Drejtësisë, deri në shtator 2008, ndërsa nga shtatori 2008 deri në janar 2013, u caktua Drejtoreshë e Përgjithshme (e Kodifikimit dhe Çështjeve të Drejtësisë) në Ministrinë e Drejtësisë. Por, më 15 mars 2008, hyri në fuqi një ligj i ri mbi organizimin e gjyqësorit, i cili parashikonte një maksimum prej 3 vjetësh për gjyqtarët që shërbejnë në strukturat jashtë gjyqësorit, periudhë pas së cilës ata duhet të kthehen në pozicionet e tyre të mëparshme.
Recommended