KLD sekuestron dosjen e gjyqtares Çiçolli

  • 7 years ago
Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka sekuestruar dosjen e gjyqtares Elvana Çiçolli, vendimi i së cilës ka lënë pa ujë të gjithë qytetin e Përmetit.
Dosja e vendimit, që ka shqetësuar qytetarët e Përmetit dhe autoritetet vendore qe hartuan projektin për zgjidhjen e problemit të ujit të pijshëm, është marrë nga inspektoret e KLD ?së në Gjykatën Administrative në Tiranë.
Veprimet për verifikimin e dosjes nisën pas ankesës së bërë në KLD nga Drejtoria e Përgjithshme e Ujësjellës Kanalizimeve, sipas të cilës, vendimi i gjyqtares Çiçolli për ndërprerjen e punimeve të ujësjellësit të ri është marrë në shkelje të ligjit.
Gjyqtarja Çiçolli vendosi të ndërpresë punimet për ujësjellësin e ri, një jave pasi kompania që fitoi tenderin e projektit, nisi punimet.
Sipas kompanisë fituese, bllokimi i punimeve, përveçse shkelje flagrante e ligjit të prokurimeve publike, është kosto në kohë dhe me pasoja për qytetarët që presin normalizimin e situatës pas 40 vitesh probleme me furnizimin e ujit të pijshëm.
Burime te Tv Klan bënë të ditur se inspektoret e KLD ?së janë në fazën e verifikimit të dosjes së vendimit të gjyqtares Çiçolli dhe faza finale do të jetë ajo e përcjelljes së kërkesës në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, për nisjen e procedurave për masë ndëshkimore ndaj gjyqtares që la pa ujë një qytet të tërë.
Në kohën ku gjithçka është pezull, banorët e Përmetit aktualisht furnizohen vetëm më një orë ujë të pijshëm në ditë, gjë e cila ndikon drejtpërdrejt në cilësinë e jetesës së tyre. Tv Klan

Recommended