Balonat në shkretëtirë/ Në zemër të Saharasë, destinacion turizmi

  • 5 years ago
Në zemrën e Saharës Perëndimore, dikur qytet që strehonte një garnizon ushtarak e sot një magnet për turistët, ka lulëzuar një pasion i veçantë për vendas e të huaj: ngritja e balonave.


Njerëzit zbuluan se bregdeti i rrethuar prej shkretëtirës kishte erëra që mund të konsiderohen të përsosura për sportin e tyre.

?Këtu ka vetëm diell, dallgë dhe erë. Elementët kundërshtarë të natyrës në i përdorim për ti kthyer ne avantazhin tonë, dhe sot I kemi aleate të shkëlqyer për ngritjen e balonave?.

?Ka pasur një kohë kur këtu në Dakhla, zbriste një avion në javë. Sot është kthyer në destinacion botëror për balonat?, ka thënë politikani, Mohamed Cherif.

Numri i turistëve në zonë është rritur nga 25,000 në vit që ishte në 2010, në 100,000 sot. Vendi i ish garnizonit te braktisur spanjoll është kthyer në një burim të vyer të ardhurash . Por aty ka ende pretendime territotriale.

Në vitet 70, Maroku e aneksoi Saharanë perëndimore, e ndonëse një mision i Kombeve të Bashkuara u vendos për të monitoruar armëpushimin dhe për të përgatitur një referendum për pavarësinë e saj, por ai nuk u materializua kurrë.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH

Recommended