Mali i Zi refuzon propozimin për “Mini-Shengenin” e Ballkanit

  • 5 years ago
Ministrja e Ekonomisë e Malit të Zi, Dragica Sekulic, hodhi poshtë idenë për t?iu bashkuar një versioni ballkanik të zonës Shengen, e cila do të shihte heqjen e pengesave për tregtinë e lirë dhe udhëtimet midis Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Serbisë, Kosovës e Bosnjë-Hercegovinës.


Ministrja Sekulic, e cituar nga ?Koha Ditore?, ka thënë se bashkimi në nismën mini-Shengen për shtetet e Ballkanit e propozuar nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia do të ishte një humbje energjie.

Ajo ka sqaruar se si Mali i Zi tashmë ?i ka hapur kufijtë e tij? dhe se ka hequr barrierat tregtare për fqinjët. Ka treguar se Mali i Zi është anëtar i Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA), një iniciativë rajonale për vendet e Ballkanit Perëndimor që garanton qarkullimin e lirë të njerëzve dhe mallrave. ?I kuptoj nismëtarët.

Këto janë vende që, për shkak të barrierave të ndryshme tregtare që i kanë vendosur njëri-tjetrit, mund të ketë nevojë për një iniciativë të re për të premtuar përsëri se ata do të bëjnë atë që ne e kemi bërë prej kohësh?, ka deklaruar Sekulic.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH

Recommended