Ora News - Presidenti Meta: Paqja në Evropë varet nga Ballkani
  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Një ditë pas takimit me homologun francez, Presidenti Ilir Meta në një intervistë për Radio France shprehet i bindur se partnerët evropianë do të mbështesin rrugën europiane të Shqipërisë. Gjithashtu Kreu i Shtetit në Paris i kujton liderëve të BE, që paqja e Evropës varet nga stabiliteti i Ballkanit.

Pavarësisht qëndrimit skeptik të Francës në Tetor, Kreu i Shtetit shqiptar Ilir Meta në një intervistë për Radio France International ka besim se Parisi zyrtar do të vijojë mbështesë rrugën e integrimit të Shqipërisë.

Por Ilir Meta nuk ka lënë pa kujtuar se stabiliteti në Ballkanin Perëndimor është në interes të familjes Evropiane dhe për këtë i ka kujtuar partnerëve evropiane nisjen e Luftës së Parë Botërore.

Meta: Shqipëria është e vendosur dhe dëshiron të jetë një faktor i stabilitetit dhe bashkëpunimit në Ballkan. Është në interes të rajonit dhe përgjithësisht të Europës. Ne kemi besim te partnerët tanë europianë, veçanërisht tek Franca dhe Gjermania. Për të pasur një Europë të sigurt dhe të zhvilluar, Ballkani, në të njëjtën kohë, duhet të jetë i qëndrueshëm dhe paqësor. Historia na e ka treguar gjithmonë këtë. Të gjithë e dimë se në Ballkan filloi Lufta e Parë Botërore.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/presidenti-meta-paqja-ne-evrope-varet-nga-ballkani

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended