Report TV - Basha i premton 'parajsën' biznesit në Fier, por s'përgjigjet për qeverinë në hije
  • 4 years ago
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha zhvilloi pasditen e sotme një takim në Fier me biznesin e vogël në kuadër të turit "Rrugëtimi për Shqipërinë". Lideri demokrat u shpreh se me ardhjen e PD-së në pushtet do të ndryshojë rrënjësisht sjellja me biznesin në një program me 5 pika. Si hap të parë, Basha tha se biznesi i vogël do të konsiderohet cdo sipërmarrje me xhiro nën 14 mln lekë në vit dhe do të përjashtohet nga skema e TVSH-së. Gjithashtu ai premtoi edhe masa të tjera lehtësuese te energjia dhe nafta.

"Boshti i programit tonë fiskal sa i përket biznesit të vogël i përkthyer në pesë hapa; duke nisur që nga çmimi i energjisë e deri tek prania e tatimorëve vend e pa vend, e deri tek absurdi i futjes së biznesit të vogël në sistemin e TVSH-së. Këtu në Fier e kam shpallur para disa vitesh platformën tonë për biznesin e vogël që është tërësisht e plotësuar në çdo element të tij dhe dua ta përsëris se masat tona për biznesin e vogël do të jenë këto:Së pari, do të konsiderohet biznes i vogël çdo biznes me xhiro vjetore nën 14 milionë lekë të reja në vit. Që do të thotë nën 140 milionë të vjetra në vit të gjitha do të konsiderohen biznes i vogël dhe do të përjashtohen nga detyrimi absurd i TVSH. Së dyti, eliminimi i të gjitha tarifave lokale dhe qendrore, kryesisht lokale dhe përqendrimi i tyre në një taksë të vetme prej 0.5% e xhiros vjetore.

Një taksë 0.5% e xhiros vjetore për biznesin e vogël. Së treti, ngjitja e pullës fiskale në hyrje të biznesit të vogël si mesazhi i ndalimit të pranisë së çdo inspektori tatimor dhe çdo lloj tatimori, për t?i dhënë fund terrorit nën të cilin gjendet sot i gjithë biznesi dhe sidomos i vogli. Së katërti, masa që do të prekin edhe biznesin e vogël, edhe konsumatorin, edhe biznesin e madh, kanë të bëjnë me dy komoditete të mëdha që janë të ekonomisë; karburanti dhe energjia elektrike.
Recommended