Ora News - Basha në Fier: Më 16 shkurt pa fjalime, të deklarojmë fundin e qeverisë

  • 5 years ago
#oranews

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka vijuar takimet me qytetarët duke u ndalur në qytetin e Fierit. Basha tha se opozita nuk do të ndalet deri në largimin qeverisë, dhe çlirimin e ekonomisë dhe vendit nga krimi dhe oligarkia, ndaj i ftoi ata të bashkohen në protestë në 16 shkurt.

Basha: ?Dëshpërimi, humbja e shpresës, dyshimi, mosbesimi, janë armët e fundit të kësaj bande në pushtet. Ne ju ftojmë me 16 shkurt të vini të gjithë në Tiranë dhe t?ja hedhim në Lanë këto armë, bashkë me propagandën, në mënyrë që të gjithë së bashku të rindezim motorët e ekonomisë, të rindezim motorët e mirëqenies, përmes lirive, mundësive dhe punësimit, që do t?i bëjmë realitet me planin tonë ekonomik.?

Basha u ndal dhe në Frakull, në një bashkëbisedim me banorë dhe fermerë.

Ai premtoi një paketë me taksa të ulëta dhe subvencione për ta, ndërsa i ftoi të protestojnë kundër qeverisë.

Basha: Ne, mjete politike, veç zgjedhjeve, për të ardhur në pushtet, nuk kemi. Por zgjedhje të lira e të ndershme me Niçen, me Gjushin, me Ramën, nuk ka. Kjo është arsyeja që ju kemi thirrur në një protestë në 16 shkurt. Sepse këtë zgjidhje mund ta jepni vetëm ju si popull. Nuk ju kam thirrur për të mbajtur fjalime më 16 shkurt. Nuk kam çfarë t?ju them më. E Fermerët ju anakuan kryetarit të Partisë Demokratike për mungesë tregu dhe kosto të larta për shkak të mungesës së subvencioneve.

Basha tha se dy hapat e menjëhershëm për bujqësinë janë: subvencionim 150 milionë dollarë në vit dhe shkatërrim i rrjetit të oligarkëve e monopolistëve, që janë shkaku kryesor i fatkeqësisë së çdo prodhuesi në vend.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/basha-ne-fier-me-16-shkurt-pa-fjalime-te-deklarojme-fundin-e-qeverise

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended