Ora News - Të vetmit përfitues nga kaosi në Astir, mbledhësit e skrapit

  • 5 years ago
#rtvora #oranews

Një ditë pas shembjes së 33 objekteve në zonën e Astirit kanë mbetur vetëm gërmadhat, një pamje që flet më shumë për një fushëbetejë. Të vetmit që kanë dalë me fitim janë grumbulluesit e skrapit. Për situatën e të martës ka reaguar dhe Avokati i Popullit, sipas të cilit dhuna mund të ishte shmangur.

Kjo është pamja (shikoni videon) që lanë pas IKMT dhe policia një ditë pas shembjes së 33 banesave në zonën e Astirit

Një gërmadhë e vërtetë e mbetur si pas një beteje.

Efektivët e policisë nuk ndodhen më në zonë, as FNSH të gatshëm për të hedhur granatat me gaz lotsjellës, as punonjësit e IKMT-së në gatishmëri për shembjen e banesave të tjera.

E vetmja pasuri që ka mbetur për disa familje janë sende të zëna poshtë betonit.

Të vetmit përfitues në këtë situatë janë grumbulluesit e skrapit që nën gërmadhat e 33 objekteve prej orëve të mëngjesit kanë nisur punën për mbledhjen e hekurishteve.

Disa prej punëtorëve janë kontraktuar nga vetë familjarët për heqjen e hekurishteve.

Për të shmangur fatin e familjeve që disa prej orendive u janë zënë poshtë betonit, banorët e tjerë që preken nga projekti kanë nisur të zhvendosin sendet e tyre.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/te-vetmit-perfitues-nga-kaosi-ne-astir-mbledhesit-e-skrapit

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended