Ora News - Balla: Presidenti kërkon të çojë në Gjykatë Kushtetuese bashkëjetuesen e Alibeajt

  • 5 years ago
#rtvora #oranews

Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla thotë se Presidenti i Republikës, Ilir Meta kërkon të çojë në Gjykatën Kushtetuese bashkëjetuesen e ish-deputetit të PD, Enkelejd Alibeaj.

Nga foltorja e Kuvendit, Balla tha se procesi për zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese është i rregullt.

Balla: Presidenti bën mirë të heqë maskën dhe të dalë të flasë troç. Presidenti nuk ka hallin e Kushtetutës dhe të afatit. Presidenti ka ngulmuar që lista nga KED ti shkojë me 4 veta. Sepse ka parë që e katërta e renditur është një person që Presidenti ka besim. Presidenti do të çojë në Gjykatë Kushtetuese bashkëjetuesen e Alibeajt. Le të dalë ai zotëria dhe le të thotë është kështu apo jo. Kjo është troç, lërini dënglat. Presidenti nuk ka hall as afatin kushtetues, as kriteresh, as të na këndojë atë këngën " e kam unë e ke ti...". O zotëri, Presidenti nëse do të lexojë kushtetutën nuk ka të drejtë të bëjë të tretin sipas tij. Meqë të parin e zgjedh Presidenti, të dytin Kuvendi, të tretin e ka Gjykata e Lartë. Që do të thotë që ne të presim, por ky parim zbatohet në rastin kur gjykata kushtetuese i ka të 9 anëtarët.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/balla-presidenti-kerkon-te-coje-ne-gjykate-kushtetuese-bashkejetuesen-e-alibeajt

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended