Krom dhe luledele”/ 1997-a në sytë e një 6-vjeçareje

  • 5 years ago
?Krom dhe luledele? është romani për dramat e vogla dhe të mëdha familjare e mandej edhe shoqërore të Shqipërisë në vitin e mbrapshtë 1997.
Përmes rrëfimit të cilësuar nga kritika si i përveçëm, bota kundrohet nga sytë e një vajze 6-vjeçare që gjendet mes trysnisë së dhunës, trazirave dhe përpiqet të kapet pas fëminores për t'i dhënë kuptim dhe ngjyra ekzistencës së saj.
Kështu, pedagogia e gjuhës, Elsa Skënderi Rakipllari sjell në mesin e letërsisë bashkëkohore shqipe, librin e saj të parë.
Por përse duhet lexuar ?Krom dhe luledele??
Elsa Skënderi Rakipllari:
?Mendoj se ?Krom dhe Luledele? sjell ndjeshmëritë e një kohe që na përket të gjithëve, të fëmijërisë edhe po ashtu vjen me një gjuhë mjaft interesante. Kështuqë të gjithë ata që do ta lexojnë do të arrijnë të rizbulojnë dhe të futen në një botë sa të largët mbase në botën e fëmijërisë po dhe aq të dashur dhe prej të cilës dhe me të cilën kemi lidhje shumë të forta dhe është vështirë që të shkëputemi?


Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH

Recommended