Luiza Xhuvani dhe Ndriçim Xhepa në skenë me poezitë e Rumit, aktori: Vargje për dashurinë

  • 5 years ago
6 shandanë, tre tufa trëndafilash, tre karrige rreth një tryeze edhe vargjet e poetit pers Rumit (Jalal ad-Din Muhammad Rumi 1207-1273) bënë bashkë shpirtrat e trazuar të tre artistëve të njohur Luiza Xhuvani, Ndriçim Xhepa dhe Kristian Koroveshin në Qendrën Kulturore të Katedrales Ortodokse. Muzika e zgjedhur e njw violonçelisti do t?i shoqëronte artistët që sollën ëmbël poezitë e shkruara në shekullin XIII tek ?Mbrëmë i pëshpërita një ylli?. Luiza Xhuvani, e tëra e veshur në të zeza, Ndriçim Xhepa dhe Kristian Koroveshi interpretuan vargjet e rralla për dashurinë, jetën edhe vdekjen.

?Kjo ishte si një bulëz poetike për të pasur një lloj hapjeje shpirtërore. Jam befasuar me vargun e këtij poeti, i cili me strukturën që ka dhe mënyrën se si u drejtohet elementëve njerëzorë, jetës dhe dashurisë të duket sikur është një poet modern, por kur mendon se na ndajnë shekuj prej tij, mbetesh i mahnitur. Me sa duket, jo më kot është poet i përbotshëm, që populli iranian e ka të vetin. Kjo treshe me në krye Kristianin ishte menduar në këtë formë, pa bërtitje, pa zhurmë, sepse thjesht mbështetet te bukuria e fjalës që ka shkruar autori?, thotë aktori i njohur Xhepa.

Recommended