Ndotja kërcënon liqenin e Shkodrës! Afp reportazh mes peshkatarëve
  • 4 years ago
Mes peshkatarëve po rritet gjithnjë e më shumë dëshpërimi ndërkohë që ndotja dhe peshkimi i paligjshëm kërcënojnë ekosistemin e liqenit të Shkodrës, më të madhit në Ballkan, që shtrihet përgjatë kufirit mes Shqipërisë dhe Malit të Zi.


Dhe agjencia e lajmeve AFP i ka dedikuar liqenit të Shkodrës, një reportazh, ku sjell zërat e atyre që e njohin dhe duan atë.

?Arsyeja që nuk ka më peshk në liqen është peshkimi i paligjshëm, në forma të ndryshme..?, shprehet Ilir Neziri, peshkatar.

?Sot ne përballemi me faktin që sasia e peshkut në liqenin e shkodrës, është reduktuar në mënyrë të konsiderueshme Liqeni i shkodrës tani kërcënohet nga faktorë të ndryshëm, të dukshëm, mes të cilëve edhe ndotja e ujit, që është një kërcënim real?ne po shohim një rritje të nitrogjenit në ujë?.?, sqaron Djana Bejko, pedagoge biologjie.

?Moti i keq e bën liqenin të tejmbushet dhe më pas mbeturinat si plastika përfundojnë në detin Adriatik përmes lumit Buna?, tregon Idriz Kurtelajk, ish-peshkatar, ekspert i ambientit.

?Ky liqen, i pasur në biodiversitet, po degradohet dhe nëse nuk merren masa për mbrojtjen e tij nga ndotja, dhe problemet e tjera, ai do të vdesë?, deklaron Anila Xhemollari, inxhiniere kimike në universitetin e Shkodrës.

Liqeni i Shkodrës, më i madhi në të gjithë Evropën jugore dhe një nga më të vjetrit në botë. Fauna e liqenit është e shumëllojshme dhe e pasur me 45 lloje peshqish e 270 lloje shpendësh. Perla e tij është padyshim pelikani, zogu më i madh në Evropë.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
Recommended