Tarifat doganore ndryshojnë - (3 Janar 2000)
  • 4 years ago
Arkiva - Tv Klan 2000

Ndryshojnë taksat doganore të mallrave të importit. Kështu Drejtoria e Përdjithshme e Doganave, ka korrigjuar të gjitha referencat e mallrave që vijnë nga jashtë. Për këtë rreth 30 maune të firmave të ndryshme me mallra kryesisht ushqimor, kanë ngelur të bllokuara në pikën doganore të Kakavijës. Sipas tregëtarëve, zhdoganimi nuk është bërë në bazë të faturës origjinale dhe tarifat e zhdoganimit janë rritur më shumë se vetë kostoja e shitjes së mallit me pakicë.
Ndërkohë drejtori i përgjithshëm i doganave Petrit Ago, ka sqaruar se të gjitha referencat janë korrigjuar sipas këshillave të FMN-së. Çmimet që paraqiten në fatura tha Ago janë të pa imagjinueshme.
Viti i Ri ka nisur me ndryshimin e tarifave doganore, gjë e cila nuk dihet nëse do të ndikoj në çmimet e tregut për konsumatorët shqiptarë./tvklan.al

Gazetare ? Holta Zhiti