Dhunë e paprecedentë , lojtarët dhe tifozët e Butrintit grusht me futbollistat e Orikut

  • 5 years ago
Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e djeshme në futbollin e moshave në Shqipëri. Në ndeshjen e 19-vjeçarëve mes Butrintit dhe Orikut, ekzaktësisht në fillimin e pjesës së dytë, tifozët dhe lojtarët vendas kanë dhunuar arbitrat e takimit, por edhe lojtarët miq.

Nga sa mësohet, arsyeja përse situata ka agravuar ka qenë se miqtë po fitonin me rezultatin 0-3, diçka e cila është konsideruar e paparanueshme për sarandiotët. Siç duket edhe nga videot situata paraqitet shumë skandaloze, ndërsa për të vënë rregull është dashur ndërhyrja e policisë e cila gjithsesi ka qenë me vonesë.

Recommended