Report TV -'Tetori i Librit' në Durrës, risjell nga Italia arkeologun Jani Koçillari
  • 4 years ago
?Tetori i librit? ka startuar në qytetin arkeologjik të Durrësit me promovimin e dy veprave, që lidhen ngushtë me historinë e Ilirisë; ?Qeramikat me ngjyra të kuqe në Shqipëri? dhe ?Epiri dhe Aleksandër Molosi?, me autor arkeologun dhe historianin e njohur Jani Koçillari.

Në Muzeun Arkeologjik të Durrësit aktiviteti u organizua në formën e një takimi prezantues dhe përmes diskutimeve. Antigoni Suli foli për rëndësinë e njohjes me veprat e Jani Koçillarit. ?E kemi lënë ditën e fundit të ?Tetorit të Librit? posaçërisht për Jani Koçillarin, i cili ka botuar dy libra me mjaft interes. Ai është historian dhe arkeolog, që në fakt ka më shumë afinitet me këtë misionin tonë për mbrojtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore.?, tha Suli, duke shtuar më tej se: ?Dihet që librat e Janit vijnë në kuadrin e një rishikimi të domosdoshëm të historisë dhe arkeologjisë së ilirëve. Ne prandaj duam që ta shfrytëzojmë këtë moment përmes prezantimit të librave të Janit, edhe për të zhvilluar një lloj diskutimi dhe dialogu me specialistë të ndryshëm dhe me qytetarë, për të pasur në lloj qëndrimi aktiv në kuadrin e të gjithë shoqërisë dhe të gjithë qytetit për të bashkëpunuar, sepse turizmi kulturor ka kërkesa jashtëzakonisht të mëdha dhe ne duam dhe jo vetëm duam, por është e domosdoshme që Durrësi të bëhet qendra e gjithë rrjeteve të turizmit kulturor në Shqipëri.? -tha Antigoni Suli përgjegjëse e sektori në DRKK në Durrës.
Recommended