Ora News - Dueli i kreut, flasin protagonistët: Barazimi rezultati më i drejtë

  • 5 years ago
#rtvora #oranews

Partizani dhe Kukësi nuk shkuan më shumë se një barazim pa gola në takimin e zhvilluar në stadiumin "Selman Stërmasi". Të dyja skuadrat krijuan shanse për ta fituar ndeshjen, por për meritë të portierëve rezultati mbeti i pandryshuar.

Kristal Abazaj dhe Besar Musolli deklaruan se Kukësi është në rrugën e duhur edhe pse është tri pikë pas Partizanit.

Besar Musolli: "Erdhëm për rezultat për të fituar, por duke parë që edhe Partizani ka një ekip mjaft të mirë mendoj se barazimi ishte një rezultat i drejtë i kësaj ndeshje. Mund të them se kemi pasur presion pasi objektivat e klubit na e bëjnë ta ndiejmë pak. Por duke parë tabelën e klasifikimit mendoj se jemi aty dhe do luftojmë fuqishëm".

Kristal Abazaj: "Barazimi ishte rezultati më i drejtë pasi besoj se ne luajtëm dhe arritëm të dominonim ndeshjen, kurse në pjesën e dytë Partizani fitoi më shumë epërsi dhe deri diku besoj se barazimi ishte i kënaqshëm për të dy ekipet. Është e vërtetë që pritet shumë nga ekipi i Kukësit, pasi me individ ka lojtarë shumë shumë të mirë e që mund të bëjnë diferencën në ndeshje të caktuara. Në ndeshjet e kaluara kemi prodhuar shumë. Vetëm duhet të veçoj ndeshjen me Teutën që nuk kemi qënë në nivelin e pritshëm".

Esat Mala: "Nga minuta e parë ne e nisëm lojën shumë mirë. Në pjesën e dytë kishim një motivim më të madh dhe më shumë agresivitet. Mendoj se e dominuam ndeshjen".

Për më shumë lexoni në:
https://oranews.tv/article/dueli-i-kreut-flasin-protagonistet-barazimi-rezultati-me-i-drejte

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended