A është e vërtetë që brezat e lindur pas 1980-ës, janë më narcistë?

  • 5 years ago
A është e vërtetë që brezat e lindur pas 1980-ës, janë më narciste? Dorian Grei do të zbehej sot përpara ushtrisë së selfie-ve, thonë ekspertët. Ai, një super narcisist, do të shihej si një amator në krahasim me njerëzit të fiksuar pas imazheve të tyre, që mbushin profilet në rrjetet sociale me foto, opinione të padëshiruara dhe të dhëna personale.

Një pushtim i egos qe nuk kufizohet vetëm tek njerëzit e famshëm, por i shqetëson të gjithë, deri në atë pikë sa disa psikologëve të pretendojnë se përsonat e lindur pas viteve 80`, mund të konsiderohen si ?gjeneratat e vetë-promovimit deri në një fund të hidhur ?.

Sipas disa studimeve, tiparet narcisiste të personalitetit janë gjithmonë e më të zakonshme: Jean Twenge nga Universiteti Shtetëror San Diego, zbuloi se dy të tretat e nxënësve të shkollave të mesme sot janë shumë më narcisiste sesa bashkëmoshatarët e tyre dekada më parë. Ky konsiderohet edhe si faji i një shoqërie e cila shtyn më tepër drejt individualizmit sesa detyrave sociale, siç nënvizon Twenge.

Këtë e konfirmon edhe një studim gjerman të botuar në revistën PLoS ONE i realizuar në berlinin lindor dhe atë perendimor me persona që u rriten para dhe pas rënies së murit: rezultati i tij ishte se mënyra perëndimore e jetesës, e përqendruar më shumë tek egoja sesa tek komuniteti, favorizonte prirjen për narcisizëm.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH

Recommended