Ora News - Bilanci dhe premtimet/ Veliaj: Blerje mandatesh? Kryemadhi e di që s'është e vërtetë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në vitin 2018, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, do të përpiqet të rikuperojë kohën e humbur nga 2017-ta për realizimin e disa projekteve, vonesa që sipas tij kanë ardhur për shkak të debateve politike. Nga studio e Ora News, Veliaj mori si shembull ndërtimin e shkollave, për të cilat thotë se do kishte dashur të ishte në një stad më të përparuar.

Bojkotin e opozitës në Këshillin Bashkiak, Veliaj e cilëson një mungesë respekti për elektoratin që forcat politike opozitare përfaqësojnë, teksa shton se deri më tani kundërshtarët nuk kanë sjellë asnjë alternativë.

Akuzat nga kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, për blerje të mandateve, Kryebashkiaku i konsideroi thjesht sulme politike.

Për zgjedhjet e ardhshme, Kryetari i Bashkisë me ambicie të artikuluar qartë për një mandat të dytë, la të hapur mundësinë e bashkëpunimit me cdo forcë politike.
Gjatë vitit 2018, nëse kompanitë private nuk do të blenë autobusë elektrikë, këtë aktivitet mund ta marrë në dorë vetë Bashkia.

Veliaj e cilësoi absurd skepticizmin për ndërtimin e infrastrukturës turistike.

Si arritje kryesore nga 2017, Kryetari i Bashkisë vlerësoi përmirësimin e imazhit të qytetit, ndërsa duke cituar një shkrim të publikuar nga 'The Economist', tha se nga kryefshat, tashmë Tiranë është një kryeqytet dhe një destinacion i mundshëm edhe për turistët e huaj.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/bilanci-dhe-premtimet-veliaj-blerje-mandatesh-kryemadhi-e-di-qe-seshte-e-vertete

Recommended