Ora News - Këngë qytetare shkodrane e serenata korçare në pazarin e Korçës
  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Serenata korçare dhe kënga qytetare shkodrane erdhën në një koncert të përbashkët këtë fundjavë në sheshin e pazarit karakteristik të Korçës. Interpretimi i këngëve më të mira korçare dhe atyre shkodrane krijoi atmosferën e një mbrëmjeje magjike.

Një çift këngëtarësh të rinj korçarë interpretuan fillimisht këngët më të njohura të serenatave nga repertori i tyre duke tërhequr në atmosferën e argëtimit të rinj e të reja, qytetarë të moshave më të vjetra që ruajnë nostalgjinë e serenatave, por edhe turistë të ndryshëm.

Më pas u ngjit në skenë grupi A-Groove të rinjve shkodranë q? interpretoi këngët më të njohura qyterare të Shkodrës.

Për disa orë me radhë, të pranishmit e shumtë në sheshin e pazarit kënduan dhe vallëzuan mes tyre duke shoqëruar hareshëm koncertin me serenata e këngë qytetare. Ata përjetuan një natë magjike të këtij koncerti në harmoni me një ambjent e dekor të përshtatshëm mes zjarreve, kulinarisë, dhe arkitekturës së pazarit.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/kenge-qytetare-shkodrane-e-serenata-korcare-ne-pazarin-e-korces

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended