Ora News - Zhbllokohet gara për kryeprokuror, rrëzohet padia e Lulzim Alushajt

  • 5 years ago
#rtvora #oranews

Gjykata Administrative e Apelit rrëzon padinë e Lulzim Alushajt ndaj Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Në këtë mënyrë zhbllokohet gara për Kryeprokuror.

2 kandidatët në garë - Pas rrëzimit të padisë në garën për kryeprokuror të Shqipërisë me një mandat 7 vjeçar janë tre emra ndër të cilat dhe kreu aktual i akuzës Arta Marku.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë konfirmoi vijimin për procesin për Olsian Çelën, i cili është prokuror në Krimet e Rënda në Tiranë, po ashtu edhe Fatjona Memçaj, e cila aktualisht është prokurore pranë Apelit dhe Arta Markun.

Seanca nisi sot paradite

Sot paradite ishte seanca gjyqësore për ankimimin e kandidatit për Prokuror Lulzim Alushaj ndaj KLP.

Kandidati për Prokuror të Përgjithshëm, i cili është i pranishëm në seancë pretendon se KLP nuk ka zbatuar afatin 45 ditor për të verifikuar kandidaturat.

"KLP ka shkelur afatin ligjor. Unë nuk kam kërkuar rikthimin në garë, por shfuqizimin e të gjithë procedurës. Një kandidati i është dhënë mundësia të plotësojë afatin ligjor, ndërsa tjetrit jo dhe kjo ka prishur garën. Nuk gjej një bazë ligjore, pse duhet të kemi dy standarde", ka deklaruar Alushaj.

Kandidati për Prokuror të Përgjithshëm, Lulzim Alushaj ka ankimuar vendimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë për skualifikim nga gara.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/u-skualifikua-nga-klp-nis-seanca-e-ankimimit-te-lulzim-alushajt

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended