Ora News - Klosi reagon per ndotjen ne lumin Buna: Do bejme verifikimet tona
  • 5 years ago
#rtvora #oranews

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi deklaroi se do të nisë një verifikim për situatën e ndotjeve në lumin Buna.

Kjo menjehere pasi Mali i Zi ka derguar një notë proteste Shqipërisë.

"Është fakt që akoma një numë ri konsiderueshëm bashkish vazhdojnë të trajtohen si venddepozitime ilegale për mbetje urbane"

Kujton se Kodi Penal dënon dhe me heqje lirie ata që ndotin ambientin.

Ky është rasti i dytë që ndodh kjo ndotje dhe qeveria e Malit të Zi i ka dërguar notë proteste qeverisë së Shqipërisë disa muaj më parë, si shkak i derdhjes së ujërave të zeza në lum, por edhe mbeturinave të tjerave.

Kafshë e shpendë të ngordhura kanë dalë në brigjet malazeze të lumit Buna, nga grykëderdhja e deri në fshatin Reç. Duke e konsideruar situatën shqetësuese, autoritetet e vendit fqinj akuzojnë se kafshët e shpendët e ngordhur kanë ardhur nga Shqipëria, pasi sipas tyre në territorin që ato kanë në administrim nuk ka ferma apo pulari. Banorët e zonës kufitare që jetesën e kanë të lidhur me turizmin e quajnë fat që kjo gjë nuk ndodhi në sezonin turistik, pasi kjo do t?u dëmtonte reputacionin.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/klosi-reagon-ndotjen-ne-lumin-buna-do-bejme-verifikimet-tona
Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended