Wake Up/ Zhurmat në shkolla, alarmi ngrihet për Tiranën, Shkodrën, Elbasanin dhe Durrësin

  • 5 years ago
Prej disa muajsh, organizata Co-PLAN, me një sërë aktorësh të tjerë kanë kryer një monitorim të vazhdueshëm për sa i përket ndotjes akustike në institucionet arsimore. Në Tiranë rezultatet kanë dalë pas matjeve që janë bërë në 52 institucione arsimore, shkolla 9 -vjeçare , të mesme dhe universitete. Ndërkohë që matjet janë bërë dhe në shkollat e qytetit të Shkodrës, Elbasanit dhe Durrësit. Krahas ndotjes akustike, paralel është kryer dhe një monitorim për cilësinë e ajrit pranë këtyre institucioneve arsimore. Periudhat e matjes janë kryer në kohë të ndryshme, duke filluar që nga viti 2018, si dhe përgjatë 2019 e deri një muaj më parë që ka nisur edhe viti shkollor. Rezultat në fakt nuk janë shumë premtuese, pasi në një pjesë të mirë të këtyre institucioneve arsimore ka dal një nivel i lartë zhurme mbi normat e bashkimit evropian, ndërkohë që nga ana tjetër sipas udhëzimeve përkatëse për të kryer një mësim normal brenda një klase, niveli i zhurmës nuk duhet ti kalojë 35 decibel. Për më tepër për të folur rreth këtyre matjeve, por edhe se në cilat shkolla 9 vjeçare apo te mesme niveli i zhurmës dhe i ndotjes është më i madh do të flasim me Rodion Gjokën, nga organizata Coplan.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH

Recommended