Report TV - Mihasi njeriu i Martinajt e Gaxha në ngjarjen e Laçit, u qëllua Rudolf Toma

  • 5 years ago
Erigres Mihasi, një personash i botës së krimit i liruar në muajin korrik 2019 nga prokuroria e Gjirokastrës për mungesë provash në ngjarjen e dhunimit dhe grabitjen e prindërve të Elton Çiços, dyshohet nga policia e prokuroria si personi kryesor që ka qëlluar me armë zjarri ndaj kushërinjve Mumajesi në Tiranë. Dyshohet se Mihasi në këtë krim ka bashkëpunuar ngushtë edhe me Santiago Malkon, i cili mbeti i vrarë me 10 plumba në zonën e Porcelanit. ?Shqiptarja.com? mëson se dy personat që njihen nga policia e Shtetit si kontigjentë kriminalë dhe pjesë e një grupimi kriminal në kryeqytet, kanë qënë të dyshuarit kryesorë por çuditërisht asnjëri prej tyre nuk është arrestuar, megjithëse kanë qënë në kërkim policor, por që më pas i është anolluar kërkimi si pasojë e përfundimit të afatit.

Goditja me armë e Rivelino dhe Juxhin Mumajesi, si dhe plagosja e mikun të tyre, Ibrahim Durollari, ka ndodhur gati një vit pasi Erigres Mihasi shok i Ervis Martinaj, dyshohet se është përfshirë në një ngjarje tjetër kriminale në Laç, ku ka mbetur i plagosur Rudolf Toma, në vitin 2017, ky i fundit punonjësi bashkisë së Kurbinit. Në këtë ngjarje ka marë pjesë një grup i përbërë nga pesë persona, i paisur me armatim si pistoletë dhe automatik kallashnikov, të cilët kanë sulmuar me armë, shkelma dhe grushta grupin e të rinjve ku ndodhej dhe Rudolf Toma. Si pasojë e të shtënave më armë është plagosur punonjësi i bashkisë së Laçit, Rudol Toma. Prokuroria dhe policia e Laçit kanë ngritur dyshime forta se në këtë ngjarje kriminale janë përfshirë për motive të paqartë dy persona, të cilët kohët e fundit kanë qënë të implikuar në ngjarje krimianale.Fabian Gaxha, mik i Ervis Martinaj i mbetur i vrarë në masakrën e 4 tetorit 2018 në zonën e ish-bllokut ka qënë pjesë e këtij grupi prej pesë persona që ka sulmuar me armë grupin e të rinjve në qytetin e Laçit. Së bashku me Gaxha, policia e Laçit ka ngritur dyshime të forta se ka qënë dhe Elio Hato dhe Erigres Mihasi, edhe këta të fundit shokë të biznesmenit Ervis Martinaj. Nga hetimet e kryera pavarësisht se kamerat filmike tregojnë të gjithë ngjarjen e plotë, ku shfaqet dinamika e këtij krimi të rëndë të ndodhur në Laç, mësohet se sot e kësaj dite asnjë nga personat si Erigres Mihasi dhe Fabian Gaxha, nuk janë arrestuar. Për rastin e Gaxha, tashmë policia nuk ka çfarë të akuzojë pasi ky person prej 4 tetorit 2018 ka mbetur i vrarë. Ndërkohë i ndodhur në liri Mihasi dyshohet se ka vepruar në bashkëpunim edhe me Santiago Malkon, në ngjarjen e qershorit 2018, ku dyshohet se kanë qëlluar me armë zjari në drejtim të Rivelino dhe Juxhin Mumajesi, si dhe plagosja e mikun të tyre, Ibrahim Durollari.

Recommended