Kopa: Gruevski nuk dëshironte zgjidhje

  • 5 years ago
Marrëveshja e Prespës dëshmoi se kur ka vullnet mes politikanëve nuk ka çështje të pazgjidhura. Kështu vlerëson ambasadori i BE-së, Samuel Zhbogar, i cili shton se kjo marrëveshje dëshmoi ekzistimin e vizionit tek lidershipi.  Sipas profesoreshës së universitetit të Athinës, Marinela Kopa, deri tek zgjidhja e konfliktit mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë është arritur kur pushtetin e morën dy Qeveri të cilat kishin vullnet për zgjidhje të vërtetë. Ambasadori Zhbogar dhe profesoresha Kopa, qëndrimet e këtilla i shprehën në debatin me temë ?Ndërtimi i urave përmes zgjidhjes së konflikteve në shtetet e Ballkanit?, të organizuar nga Ministria e Jashtme dhe fondacioni ?Fridrih Ebert në Shkup.

Recommended