Report TV - Rama: Si Merkel bindi Bundestagun për 'PO' në e negociatave

  • 5 years ago
TIRANE - U mbajt sot në Shqipëri, për të dytin vit radhazi 'Ministeriali i Drejtësisë' me nismën e qeverisë shqiptare, në prani të ministrave të Drejtësisë të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor, kryeministrit Edi Rama si dhe ambasadorëve të akredituar në Shqipëri. Fokus i konferencës rajonale të nivelit të lartë ishin reformat e ndërmarra për forcimin e shtetit të së drejtës si dhe sfidat e përbashkëta që gjenden përpara.

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar detaje se si kancelarja Angela Merkel mori ?PO-në? dhe bindi Bundestagun gjerman që të vendoste pro hapjes së negociatave për Shqipërinë. Rama u shpreh se Merkel u tha deputetëve gjermanë se: Ishim ne që i kërkuam shqiptarëve që ta pastronin sistemin, dhe a kanë faj që e pastruan sistemin dhe nuk ka gjykatë Kushtetuese, a duhet tu hedhim faj apo t?i përgëzojmë? Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca e cilësoi reformën në drejtësi si pjesë e historisë moderne. Teksa foli në tryezën e ?Ministeriali i Drejtësisë?, ambasadori bëri thirrje të mos ketë vonesa të pajustifikuara për krijimin e SPAK dhe BKH.

Ministeriali i radhës i drejtësisë do të jetë në Shkup, ku edhe Maqedonia e Veriut njëjtë si Shqipëria është në pritje të vendimit të rëndësishëm për çeljen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Recommended