700 nxënës mësojnë në kushte skandaloze në Shkodër, drejtoresha: Kështu kemi 15 vite!

  • 5 years ago
Më 16 shtator ka startuar sezoni i ri shkollor 2019-2020 dhe shumë nxënës të shkollës së mesme ?Jordan Misja? në Shkodër janë të detyruar të zhvillojnë mësimin në kushte aspak normale për shkak të amortizimit të godinës. Ky fakt pohohet nga drejtoresha e kësaj shkolle Ardiana Ndreu, e cila shprehet se ky problem është prezent prej më shumë se 15 vitesh.

"Shkolla Jordan Misja ka nevojë për një ndërhyrje imediate në rikonstruksionin e godinës së saj. Ndërhyrja duhet të jetë totale. Ajo që është më imediatja është sistemi elektrik, i cili është një sistem i vjetër. I pa prekur që në kohën që është ndërtuar godina. E dyta është në sistemin e ngrohjes. E treta në ambientet e shkollës. Baza material, tarraca dhe etj" tha Ardiana Ndreu.

Recommended