33-vjecari aksidenton me makine tre nxenes

  • 4 years ago
Tre nxënës janë aksidentuar mëngjesin e sotëm nga një automjet.

Burime nga policia kanë bërë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:20, në fshatin Allkaj të Lushnjes.

Sipas informacioneve, pranë një shkolle të mesme, shtetasi R.Ç, 33 vjeç, duke drejtuar automjetin tip ?Golf?, ka lënduar lehtë 3 nxënëse të kësaj shkolle, por për fat të mirë ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë drejtuesi i automjetit është shoqëruar në polici dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. /tvklan.al

Recommended