Rivlerësim për shtëpitë e Qafzezit/ Ankesa në Vidohovë, banorët: Vlerësim qesharak

  • 5 years ago
Pas protestave të banorëve të Qafzezit për ndërtimin e shtëpive të dëmtuara nga tërmeti, do të bëhet rivlerësimi i ri i banesave. Banorët akuzuan komisionet për selektim mbi bindje politike dhe vlere qesharake dëmshpërblimi.

Komisionet e Bashkisë së Kolonjës, Prefekturës dhe specialistë të Emergjencave Civile, kanë dokumentuar ankesat e familjeve, që kundërshtuan vlerën e dëmshpërblimit. Grupet e verifikimit do të dalin sërish në terren për të parë edhe një herë dëmet. Mësohet se janë mbi 80 familje që kanë paraqitur ankesë për vlerën e ulët të dëmshpërblimit. Procedurat e nisura do të kërkojnë kohë dhe për pasojë do të shtyhet rindërtimi i shtëpive. I njëjti shqetësim vjen edhe nga banorët e fshatit Vidohovë. Ndërsa ka filluar ndërtimi i 10 prej shtëpive, banorët janë të ndarë në qëndrimet e tyre, teksa kërkojnë të gjithë shtëpi të reja.

Recommended