Report TV -Policia shpërndan videon e ekstradimit nga Gjermania të Arbër Çekajt

  • 5 years ago
Policia e Shtetit ka sjellë një video të momentit kur Arbër Cekaj mbërrin në aeroportin "Nënë Tereza" në Rinas, i shoqëruar nga forcat policore.

Ekstradimi i tij drejt vendit tonë u bë si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol wiesbaden, Gjermani.

Çekaj ishte shpallur nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, Tiranë, më datë 08.03.2018, e cila ka lëshuar urdhër arresti për këtë shtetas për veprën penale ?Trafikimi i narkotikeve? kryer në bashkëpunim. Në muajin shkurt 2018 në bashkëpunim me shtetas të tjerë dyshohet të ketë trafikuar një sasi të madhe lëndë narkotike, kokainë, nga Kolumbia drejt Shqipërisë.

Recommended