Report TV - 613 kg kokainë, Ministria e Drejtësisë kërkon ekstradimin e Arbër Çekajt nga Gjermania
  • 6 years ago
Ministria e Drejtësisë kërkon ekstradimin nga Gjermania të Arbër Çekajt i akuzuar si njeriu që porositi ngarkesën me 613 kg kokainë nga Kolumbia në Portin e Durrësit.

Prokuroria e Krimeve të Renda i ka dërguar një kërkesë Ministrisë së Drejtësisë që kjo e fundit të vihet në lëvizje për nisjen e procedurave për të kërkuar ekstradimin e Çekajt. Ekstradimi Cekaj do të vendoset nga Gjykata e Dysseldorfit. Çekaj u arrestua javën e kaluar si person i dyshuar për trafikun e sasisë rekord të kokainës të kapur në 28 shkurt në kapanonet e Arbri-Garden në Maminas.

Në kërkesën e saj Krimet e Rënda i kanë dërguar bashkangjitur masës së sigurisë për Çekajn edhe materiale të tjera. Ndërkohë, Ministria e Drejtësisë bëri me dije se dosja po bëhet gati dhe do niset në Gjermani.
Recommended