Bardhi: Dorëheqja e Gjiknurit nga 'Zgjedhorja' s'është kusht i ynë, por i BE! Duhet të ishte në burg
  • 5 years ago
TIRANË- Partia Demokratike ka reaguar menjëherë pas deklaratës së Damian Gjiknurit se është i gatshëm të largohet nga drejtimi i Komisionit të Reformës Zgjedhore. Nëpërmjet Sekretarit të Përgjithshëm, Gazment Bardhi, PD-ja e ka cilësuar dorëheqjen e tij jo si kusht i opozitës, por i BE-së teksa tha se Gjiknuri duhet të ishte në burg për Krime Zgjedhore.

"Besoj unë, Damian Gjiknuri dhe gjithë ata që kanë bashkëpunuar me krimin e organizuar për të shkatërruar zgjedhjet dhe për të vjedhur votat, nuk duhet të jetë me zgjedhje për të dhënë apo jo dorëheqjen nga Komisioni, por duhet të ndiqen penalisht dhe të shkojë në burg për kryerjen e krimeve zgjedhore.

Kjo nuk është kërkesë e opozitës, ky është standard evropian, është një nga kushtet e Bashkimit Europian për hapjen e negociatave.Të gjithë ata, përfshirë Damian Gjiknurin dhe gjithë pjesën tjetër të anëtarëve të Komisionit, që janë pjesë e dosjeve ?184? dhe ?339? nuk duhet të jenë në komisionin për reformën zgjedhore, por do të duhet të jenë në burg dhe të proceduar penalisht për të gjitha krimet zgjedhore që kanë kryer",  tha Bardhi.

Më herët, në nisje të seancës parlamentare, Bashkë-kryetari i Komisionit për Reformën Zgjedhore Damian Gjiknuri u shpreh i gatshëm të rishikojë pozicionin e tij në këtë Komision me kusht që ta njohë PD-ja.
Recommended